Deputeti i LDK-së, që me profeison është mjek, Haxhi Avdyli, e që doli kundër partisë së tij për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ka shpërndarë një deklaratë të tij të para dy vitesh ku thoshte se “Kur fle me gjarpërin në një fole, ai të kafshon atëherë kur je në gjumë, kur se pret.
Ndërsa ka thënë që gjarpëri po vazhdon të kafshojë, por tani viktima tjera.
Kjo duke aluduar në Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, i cili gjatë luftës njihej me nofkën gjarpri.
E ndaj kësaj deklarate ka reaguar këshilltari i këtij të fundit, Adil Behramaj.
Ai ka thënë që Avdyli si mjek do duhej ta dinte se gjarpri është simbol i shërimit.
“Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, si doktor me profesion, më mirë se çdokush tjetër do të duhej ta dinte se gjarpri është simbol i shërimit dhe mjekësisë, që nga kohërat antike.
Ai është simbol edhe i ilirodardanëve”, ka shkruar Behramaj.
Ndërsa, ka thënë që gjarpri është edhe roje e shtëpisë derisa e këshillon Avdylin të blej ndonjë qetësues, shkruan gazeta inFokus.
“Doktori do të duhej ta dinte edhe legjendën e gjarprit të shtëpisë, i cili edhe sot e kësaj dite konsiderohet si “roje e shtëpisë”.
Si duket, atij gjarpri i është bërë fiksim duke e parë gjithkah edhe nëpër barnatore.
Shko deri në barnatore deputet dhe blije ndonjë qetësues. Pi edhe çaj kamomili për gjumë më të lehtë!”, ka thënë Behramaj.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist