Këshilltari i Presidentit të Republikës së Kosovës, Adil Behramaj, e quan dhunues të të drejtave e lirive të qytetarëve të Kosovës, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Behramaj, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli të pavlefshëm vendimin e qeverisë për kufizimin e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve, për shkak të parandalimit të pandemisë globale, COVID-19.
“Edhe zyrtarisht Albin Kurti është dhunues i të drejtave e lirive të qytetarëve dhe i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ai bëri shkelje kushtetuese me vendosjen e “orës policore”. Sikur të kishte qëndruar më gjatë si kryeministër, më nuk do të mund as t’i referoheshim Kushtetutës, se me shkelmime do ta përmbyste. As “Baballarët e Kushtetutës” nuk do e njihnin nga shkëlfitja që do i bënte!”, ka shkruar Behramaj./arbresh.info
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja