Në seancën e djeshme në Këshillin e Sigurimit ka mbajtur fjalim shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin i cili ka thënë që nuk dihet saktë se a ka qenë i njoftuar KFOR- i për aksionin e kontrabandës në veri.
Pas këtyre deklaratave ka reaguar Blerim Vela, shef i stafit të presidentes Vjosa Osmani i cili ka kritikuar fjalimin e Shefit të UNMIK-ut, Zahir Tanin mbi aksionin e policisë në veri të Kosovës. Vela ka shkruar se Tanin qëllimisht nuk i përfshin faktet në terren, shkruan arbresh.info
“Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Zahir Tanin me qëllim nuk i përfshin faktet në terren. Duke injoruar veprimet e dhunshme të strukturave ilegale të Serbisë në veri të Kosovës, vetëm sa do t’i inkurajojë strukturat e tilla për të konfrontuar forcat e rendit dhe ligjit që punojnë për vendosjen e ligjit. Kjo është humbje e fondeve të anëtarëve të Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Vela.
Kujtojmë se, UNMIK ka filluar mandatin në Kosovë që nga viti 1999, ndërsa momentalisht, aktiviteti i këtij misioni është “de jure-de facto”. /arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...