Këshilltari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Artan Murati ka reaguar ndaj pretendimeve për shkele të Kushtetutës nga Vjosa Osmani në vendimin për shkarkimin e ish-kryetares së KQZ-së, Valde Daka.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka shtruar pyetjen se cilat shkelje janë bërë, shkruan arbresh.info.
Murati ka thënë se ndërprerja e mandatit të kryesuesit të KQZ-së është përcaktor më Ligj.
Postimi i plotë i tij:
Përsëri sonte flitej për shkelje të pretenduara kushtetuese nga ana e Presidentes, në rastin e znj. Daka.
Cila dispozitë kushtetuese është shkelë? Cila është shkelja e pretenduar kushtetuese?
Ndërpreja e mandatit të Kryesuesit të KQZ-së është e paraparë me Ligj. Ligji nuk përcakton ndonjë procedurë shtesë e as nevojë për propozime për ndërprerje të mandatit nga dikush tjetër.
Nëse flisni për procedurë të shkarkimit, cila është ajo procedurë?
Për sqarim e rikujtim: Presidenti i vendit e emëron Kryesuesin e KQZ-së. Nuk ka asnjë procedurë të vetme që duhet ndjekur për emërim, përvec kushtit që i emëruari të jetë gjyqtar i Apelit ose Supremes. Nuk duhet propozim as nga KGJK, as nga KQZ, as nga Gjykata përkatëse nga e cila përzgjidhet i emëruari i Presidentit si Kryesues i KQZ-së.
Për cfarë procedure të shkarkimit po flitet atëherë? Nuk ka dicka të tillë. Nuk ekziston dicka e tillë. Kjo vlenë edhe për disa institucione tjera, ku emërimi e shkarkimi/ndërprerja e mandatit të Kryesuesit bëhet nga Presidenti, jo vetëm për KQZ-në.
Procedurë emërimi e shkarkimi ka për Gjyqtarë, sepse ndonëse emërohen e lirohen nga detyra nga Presidenti, propozimi vjen nga KGJK. E njëjta vlenë për Prokurorët, me propozim nga KPK. Procedurë ka edhe për Gjyqtarët e Kushtetueses, ndonëse edhe këta i emëron Presidenti.
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...