Google ADS

Këshilltari i Pacollit tregon se kush është familja serbe që urdhëroi vrasjen e Fehmi Aganit

16:46 | 7 Shkurt 2020
A. B.

Familja kriminale, Gjelatovic nga Fushë Kosova dyshohet se kanë planifikuar dhe urdhëruar vrasjen e njërit nga themeluesit dhe udhëheqësit e LDK-së, Fehmi Agani. Kështu po shprehet, Jetlir Zyberaj, këshilltari i Behgjet Pacollit.

Zyberaj, përmes një statusi në ‘Facebook’, ka publikuar disa dokumente, të cilat sipas tij janë prova mbi vrasjen e Aganit nga forcat serbe.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Janë mbushur dy dekada nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fehmi Aganit nga forcat kriminele serbe.

Figura e Aganit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor.

Fehmi Agani, njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike, u vra afër Lipjanit, nga serbë me uniforma dhe të armatosur.

Më 6 maj 1999, Agani, së bashku me familjen e tij, tentoi të linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin, Agani u mor nga policët serb. Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit.

Këto dokumente japin prova mbi vrasjen e Aganit nga forcat serbe. Familja kriminale e Gjelatovic nga Fushë Kosova dyshohet se kanë planifikuar dhe urdhëruar vrasjen në koordinim të plotë me strukturat shtetërore serbe.

Ashtu si në rastin e Pandës dhe vrasjen e avokatit Bajram Kelmendi dhe djemve të tij, sherbimi intelegjent serb dhe policia përdornin kallashnikovë dhe plumba kinezë, duke synuar që shqiptarët të bëhen përgjegjës për vrasjet, sepse armë të tilla përdorëshin edhe nga UÇK-ja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme