Google ADS

Këshilltari i Pacollit: Ndalimin nga ana e Serbisë do ta adresojmë te Mogherini

12:48 | 21 Korrik 2018
Arbresh Info

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit ka reaguar pasi që Qeveria serbe ka refuzuar kërkesën për vizitë të Pacollit në Serbi.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka shkruar se ky rast tregon edhe njëherë se Beogradi nuk është i angazhuar të respektojë Marrëveshjet e Brukselit.

Sipas tij kjo çështje do të adresohet të përfaqësuesja e BE-së Federicha Mogherini dhe autoritetet tjera ndërkombëtare.

Postimi i tij i plotë:

Qeveria serbe ka refuzuar kërkesën për vizitë të ministrit të jashtëm të Republikës së Kosovës në Serbi.

Republika e Kosovës ka vepruar gjithmonë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit mbi vizitat e zyrtarëve të lartë dhe ka respektuar procedurat e kërkuara.

Ky rast tregon përsëri se Beogradi nuk është i angazhuar të respektojë Marrëveshjet e Brukselit dhe shkakton tensione të panevojshme të rreme për të parandaluar vizitat e zyrtarëve të lartë të Kosovës në territorin e Serbisë.

Të gjitha këto ne do ti adresojmë te zonja Mogherini dhe autoritetet tjera ndërkombëtare. Mentaliteti shovinist i pushtetit në Beograd nuk mund të lejohet të pengojë progresin euroatlantik dhe paqen në Ballkanin perendimor

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme