Google ADS

Këshilltari i Mustafës: Mocionit po i mungon edhe “MTPT 1” dhe “MTPT 2”

10:36 | 5 Maj 2017
Arbresh.info

Sokol Havolli, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa ka reaguar të premten pas dorëzimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë nga partitë opozitare.

Nisma për Kosovën së bashku me Vetëvendosjen dhe AAK-në kanë dorëzuar në Kuvend sot në orët e mëngjesit mocionin për rrëzimin e Qeverisë.

Por, pas dorëzimit të këtij mocioni, Havolli ka ironizuar me këtë mocion, duke thënë se i mungon edhe një pikë-akuzë “rasti i MTPT 1 dhe 2”.

“Mocionit po i mungon edhe një pikë-akuzë: Rasti i MTPT 1 dhe 2 “, shkruan Havolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme