Këshilltari i kryeministrit në largim, Faton Abdullahu, ka reaguar pas vendimit të rrëzimit të Qeverisë Mustafa.
Sipas tij shumica e kuvendarëve të Kosovës, vendosën ndryshe nga se ç’ju është rekomanduar nga miqtë ndërkombëtar të cilët janë SHBA-të dhe Gjermania, njofton Klan Kosova.
Në një status të publikuar në Facebook, Abdullahu ka lë të nënkuptohet se kjo që ka ndodhur sot në vend është papjekuri politike.
”Pse nuk i dëgjuam ndërkombëtarët ?
Shumica e kuvendarëve të Kosovës vendosi ndryshe nga ajo që kanë rekomanduar drejtpërsëdrejti miqtë tanë ndërkombëtar, sidomos SHBA-t dhe Gjermania.
Pse ?
A ishte ky vetëdijesim shtet-ndërtues i kuvendarëve tanë për ta refuzuar involvimin e ndërkombëtareve në stilin “boll ma e dimë ne çka është më e mirë për Kosovën”.
A ishte kjo pjekuri politike dhe insitucionale për të vendosur tashmë vet pa ndihmën dhe sugjerimin e tyre?
Apo ishte diçka krejt tjetër.
Kur qytetarët ta kuptojnë këtë realitet si duhet, do të vendosin më kollaj se kujt dhe pse duhet t’i jepet vota në zgjedhjet e reja”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...