Këshilltari i Mustafës: Ironizonin me LDK’në, tash po i hanë fjalët

23:30 | 18 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Sa herë që Lidhja Demokratike e Kosovës prezantohej nga anëtarësia apo udhëheqja e saj si parti institucionaliste dhe shtetndërtuese, kundërshtarët e saj ironizonin me këtë. Kështu ka thënë Besnik Berisha, këshilltar i kryeministrit në largim Isa Mustafa.

“Sot, kur LDK po u duhet më shumë se asnjëherë tjetër për ta formuar qeverinë, m’u ata që ironizonin, tani po e pranojnë këtë dhe po i drejtohen LDK-së me këtë epitet”, ka shtuar ai në Facebook.

“Mendja ma thotë që kësaj radhe kot e keni, sepse dyfytyrësinë tuaj tashmë e kanë kuptuar edhe fëmijët në çerdhe”, ka shkruar Berisha.

“Koha për lojalitet ndaj atyre që ju kanë votuar”, ka përfunduar Berisha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme