Kryetari Drenasit, Ramiz Lladrovci po mundohet që punët i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë t’i paraqes si suksese të vetat.
Ai përmes një statusi në Facebook është munduar që lajmin se BERZh-i, ka miratuar Zgjerimin e Parkut të Biznesit në Drenas me vlerë 15 milionë euro ta paraqes si sukses duke mos përmendur askund se ky është projekt i MTI-së.
Por, Arian Krasniqi, këshilltar i ministrit të Tregtisë, Bajram Hasani i është kundërpërgjigjur Lladrovcit. Krasniqi i ka thënë Lladrovcit se do të ishte e ndershme që të tregonte se ky është projekt i MTI-së.
“Kryetar i nderuar, ne e dimë të kemi kampion të shumëfishtë në shumëçka, e në gjithçka më shumë se sa në detyrë që je i thirrur. Ri-negocimin e financimit të këtij projekti nga BERZH’i e ka bërë MTI’ja. Do të ishte e ndershme që të tregoni se këtë angazhim të pandalshëm e ka bërë vullneti dhe qëllimi i mirë i Ministrit z. Bajram Hasani në shërbim të bizneseve vendore. Qëllim ky që i kemi vënë vetes në këtë mandat”, ka thënë Krasniqi.
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...