Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla kanë përmbyllur ciklin takimeve në Konferencën e Mynihut.
Kurti ka thënë se për dy ditë sa qëndruan në Mynih, bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, kanë zhvilluar 17 takime bilaterale e biseda me liderë e përfaqësues nga Evropa dhe bota.
Mirëpo opinionistë të ndryshëm mendojnë se takimet e Kurtit dhe liderëve tjerë shtetërorë nuk ishin të nivelit të lartë.
Por ndaj këtyre zërave është përgjigjur këshilltari i Kurtit, Jeton Zylfaj në RTV Dukagjini.
Ai thotë se jo vetëm Kurti por asnjë zyrtari i Ballkanit nuk është takuar me figurat e larta të Departamentit të Shtetit.
“Asnjë lider i rajonit nuk u takua me ta. Ballkani Perëndimorë nuk ishte pikë kryesore e këtyre takimeve në Mynih. Ata kanë takuar kryesisht liderë të vendeve të G7 dhe shteteve baltike që janë shumë afër zonës së konfliktit”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ai thotë se është mirë që Kosova nuk është vatër e krizave.
Zylfaj thotë se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Amerikën dhe sipas tij kjo është dëshmuar me pjesëmarrjen FSK-së në “Defender Europe 21”, apo për rastin e vaksinave.
Kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla kanë përmbyllur ciklin takimeve në Konferencën e Mynihut.
Kurti ka thënë se për dy ditë sa qëndruan në Mynih, bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, kanë zhvilluar 17 takime bilaterale e biseda me liderë e përfaqësues nga Evropa dhe bota.
Mirëpo opinionistë të ndryshëm mendojnë se takimet e Kurtit dhe liderëve tjerë shtetërorë nuk ishin të nivelit të lartë.
Por ndaj këtyre zërave është përgjigjur këshilltari i Kurtit, Jeton Zylfaj në RTV Dukagjini.
Ai thotë se jo vetëm Kurti por asnjë zyrtari i Ballkanit nuk është takuar me figurat e larta të Departamentit të Shtetit.
“Asnjë lider i rajonit nuk u takua me ta. Ballkani Perëndimorë nuk ishte pikë kryesore e këtyre takimeve në Mynih. Ata kanë takuar kryesisht liderë të vendeve të G7 dhe shteteve baltike që janë shumë afër zonës së konfliktit”, tha ai.
Ai thotë se është mirë që Kosova nuk është vatër e krizave.
Zylfaj thotë se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Amerikën dhe sipas tij kjo është dëshmuar me pjesëmarrjen FSK-së në “Defender Europe 21”, apo për rastin e vaksinave.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...