Këshilltari i kryeministrit, Albin Kurti, Jeton Zulfaj tha se marrëveshja e arritur vitin e kaluar duhet të ketë zbatim të plotë e për këtë, tha ai, duhet të ketë një plan sekuencimi për çka edhe po punon numri dy i qeverisë, i ngarkuari për dialog, kryenegociatoi Besnik Bislimi.
“Marrëveshjen që e kemi arritur vitin e kaluar, qëndrimi i Republikës së Kosovës është që ajo duhet të ketë zbatim të plotë dhe se në këtë drejtim duhet së pari të kemi një plan të sekuencimit për të cilin po punon zëvendëskryeministri dhe kryenegociatori Besnik Bislimi”, tha para gazetarëve ai.
I pyetur nëse presin zbatim të pikave të marrëveshjes së Ohrit e Brukselit nga pala serbe, ai tha se Serbia ka dalë nga marrëveshja.
Ai tha se letra e deponuar nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq duhet të tërhiqet e të kthehet besimi në marrëveshje.
“Ne kemi thënë që letra që ka deponuar ish-kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq në dhjetor të vitit të kaluar, ajo duhet të tërhiqet sepse aty shprehet se për Serbinë marrëveshja nuk është e zbatueshme tërësisht, e pranueshme tërësisht dhe as ligjërisht e obligueshme. Pra, përderisa ata kanë dal nga marrëveshja, duhet që të kthehet besimi në marrëveshje dhe pastaj zbatimi i plotë i saj. Nuk mund të ketë zbatim të pjesshëm, por zbatim të plotë”, tha Zulfaj./rtk
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...