Qeveria Haradinaj vazhdon të mbajë qëndrimin se taksa e vendosur ndaj produkteve serbe nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet si dhe të kërkojë falje për të gjitha të bëmat e saja.
Nga Qeveria po ashtu deklarojnë se nuk ka presione nga ana e aleatëve ndërkombëtarë për heqjen e taksës dhe se e njëjta do të vazhdojë të mbetet në fuqi
Në nëntorin e vitit të kaluar Qeveria e Kosovës kishte nisur sanksionet ndaj Serbisë duke i vënë taksë doganore fillimisht me 10 për qind të gjitha produkteve serbe. Ndërkohë një muaj më pas, kryeministri Haradinaj e ngriti në 100 për qind taksën për produktet serbe.
Por edhe pas gati katër muajve me taksë ndaj Serbisë, Qeveria e Kosovës, po shprehet e vendosur që ta mbajë atë në fuqi, deri në njohjen e Kosovës nga ana e autoriteteve serbe si dhe kërkim faljen për gjitha krimet e luftës nga këta të fundit.
“Taksa mbetët deri në arritjen e marrëveshjes për njohje, si kërkim falje nga Serbia për përpjekjet e saj gjenocidale ndaj shqiptarëve për një shekull”, shprehen zyrtarë nga Qeveria e Kosovës.
Halil Matoshi, këshilltar politik i kryeministrit, Ramush Haradinaj, deklaroi të dielën për Gazetën Express se Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka pasur presione nga ana e ndërkombëtarëve për heqjen e taksës. Deklaron të kenë pasur sugjerime nga aleatë strategjik, e asnjëherë presione.
“Ka sugjerime nga aleatët strategjikë se ndoshta pezullimi i tarifës mund ta rikthejë dialogun. Por kurrë nuk ka pasë as nuk ka presione. Presionet në politika sovrane nuk ndodhin aq më tepër kur Kosova e 17 shkurtit është projekt i përbashkët i kosovarëve. ShBA-së dhe aleatëve euro-atlantik”, ka deklaruar Matoshi për Express.
Ndërkohë Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë nga Prishtina zyrtare që të pezullojë këtë taksë, në mënyrë që t’i jepet mundësi vazhdimit të dialogut në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk do të marrë pjesë në dialog, pa u hequr taksa.
Dialogu që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar që prej se Kosova vendosi taksën doganore prej 100 përqind.
Ky dialog lehtësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurse si qëllim kryesor ka normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë e domosdoshme që të dy shtetet duhet ta kalojnë në procesin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...