Këshilltari i Kryeministrit, Ramë Likaj, ka thënë se Qeveria seriozisht i ka trajtuar kërkesat e SBASHK-ut dhe ka bërë një ngritje të konsiderueshme të pagave për fushën e arsimit.
Ai këto komente i bëri në emisionin Zona e Debatit, duke shtuar se buxheti për arsim është rritur prej 12 përqind dhe se tani ministria e Arsimit ka arrit të punësojë asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta, transmeton Klan Kosova.
“Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me Ministrinë e Arsimit është takuar disa herë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, ku kanë biseduar rreth ngritjes së pagave në fushën e arsimit”.
“Qeveria me seriozitet i ka trajtuar kërkesat e SBASHK-ut dhe ka bërë një ngritje të konsiderueshme të pagave. Kjo ngritje është bërë në përputhje me standardin jetësorë në Kosovë”.
“Ndërsa sindikata e ka shpalosur opsionin e ngritjes së koeficientit prej 30 përqind ose ka propozuar tërheqjen e ligjit që përcakton koeficientet”.
“Tani me kërkesën e Kryeministrit Ramush Haradinaj është bërë një ndryshim. Paga mesatare para ngritjes ka qenë 426 euro, ndërsa tani është 522 euro”.
“Duhet pasur kujdes se përveç mësuesve, është edhe administrata, edhe atyre duhet t’u rritet rroga në mënyrë që të ndihen të barabartë”.
“Unë e kuptoj se disa pozita janë të përkohshme pasi që sot mund të jesh ministër dhe nesër mund të mos jesh. Ndërsa pozita e mësimdhënësit është pozitë e qëndrueshme dhe e kuptoj që ata kërkojnë të jenë më të vlerësuar në shoqëri”.
“Mirëpo kërkohet që SBASHK të jetë e kujdesshme sepse koeficienti mund të rritet deri në 3.6 përqind, mirëpo për të arrit këtë standard nevojitet kohë”.
“Gjithashtu kërkohet që të gjithë të jenë të përkushtuar në mënyrë që nxënësit të qëndrojnë më mirë në testet ndërkombëtare”.
“Është e vërtetë që shkolla nuk është bërë një ambient tërheqës për nxënësit. Ne nuk jemi në gjendje t’u ofrojmë nxënësve një ambient të përshtatshëm për të mësuar, por as arsimtarët jo. Prandaj kjo është një humbje për të gjithë shoqërinë tonë”.
“Unë jam angazhuar me 1 tetor të vitit 2018 dhe i kam përgatitur një koncept arsimorë Kryeministrit Haradinaj”.
“Ju me siguri e dini se këto ditë buxheti për arsimin është rritur prej 12 përqind. Për herë të parë ministria e Arsimit ka arrit të punësojë asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta. Për herë të parë ne kemi programin nacional për rini”.
“E gjitha kjo është një kujdes pak më i shtuar i Qeverisë. Mirëpo kuptohet se nevojitet më shumë punë për të arritur një rezultat të kënaqshëm”.
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...