Para rreth katër viteve këshilltari aktual politik i kryeministrit Albin Kurti, Shkelzen Gashi, në një intervistë në radion Urban FM kishte deklaruar se UÇK ka kryer krime, dhe Dick Marty është mik i madh i Kosovës. Kjo deklaratë tani ka filluar t’i shpërndahet në rrjetet sociale.
Kryeministri Albin Kurti, me partinë e tij Lëvizja Vetëvendosje, gjatë kohës kur në parlamentin e Kosovës po votohej Gjykata Speciale, ishte kundërshtari më i madh i saj. Por, sot në cilësinë e kryeministrit, ka marrë për këshilltar ish’pjesëtarin e shoqërisë civile, Shkelzen Gashin, i cili në atë kohë kishte qëndrim krejtë të kundërt me shefin aktual të tij.
Gashi, në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, intervistë në radion Urban FM, thotë se duhet të i jemi mirënjohës Dick Marty’it, i cili kishte bërë raportin për krimet e supozuara të UÇK’së, dhe në bazë të të cilit edhe ishte formuar Gjykata Speciale.
Ai në këtë deklaratë thotë se drejtësia duhet të merret me këto krime të kryera nga UÇK gjatë viteve të luftës 1998-1999.
“Unë e kap pasur një shkrim që nuk ma ka botuar askush prej gazetave dhe portaleve në vitin 2011 dhe e pata postu në Facebook, sepse tash në kohën e Facebook’ut nuk mundesh me e cenzuru. Unë aty kam thënë se ne duhet të i jemi mirënjohës Dick Marty’it, duhet me e falenderu dhe është një mik i madh i Kosovës, sepse ai nuk ka faj për krimet që kanë ndodhur. Ai vetëm po thotë se drejtësia tranzicionale duhet me u marrë edhe me krimet që janë kryer edhe prej palës shqiptare. Se po thuhet për krimet që janë kryer pas luftës. Nuk është fjala vetëm për krimet që janë kryer pas luftës, por edhe gjatë luftës, gjatë viteve 98-99, prej pjesëtarëve të UÇK’së”, kishte deklaruar Gashi. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/arsim.zenuni2/videos/2763983720337798/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...