Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, Alush Gashi në një opinion të publikuar në Eu Observer thotë se Gjermania i ka siguruar mbështetje të bollshme Kosovës për stabilitetin dhe shtetndërtimin në dekadat e fundit.
Megjithatë, sipas Gashit, Gjermania si kryesuese e Këshillit të BE’së mund të luaj një rol edhe më konstruktiv duke u përqendruar në dialogun Prishtinë-Beograd, për normalizim të marrëdhënieve.
Ai thotë se një marrëveshje për njohje reciproke do të siguronte pavarësinë e Kosovës brenda kufijve aktual, si dhe do t’i jepte fund konfliktit të dhunshëm që ndodhi në Evropë në shekullin e 20-të, raporton Gazeta Express.
Këshilltari i Hotit thotë se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë do të stimulohej nëse Bashkimi Evropian aprovon vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke sinjalizuar që Kosova është e mirëpritur në familjen evropiane.
Gashi gjithashtu ka përmendur se shteti gjerman ka mirëpritur shqiptarët e larguar nga vendi gjatë viteve të 90-ta, duke shtuar se autoritetet gjermane ofruan ndihmë për viktimat e konfliktit si dhe pas ndërhyrjes së NATO’s ishin një nga ofruesit kryesor të ndihmës humanitare.
“Ideja për të ndarë Kosovën, e cila u ngrit gjatë negociatave të fundit, u kundërshtua ashpër nga Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera. Shqiptarët e Kosovës ndjehen borxh ndaj kancelares gjermane Angela Merkel për ruajtjen e pavarësisë dhe integritetit të Kosovës”, ka thënë tutje këshilltari i kryeministrit.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?