Këshilltari i Konjufcës: Skënderbeu s’luftoi për kryqin e kundër islamit, por për atdhe e kundër turqve

21:53 | 6 Maj 2023
Diellza Gashi

Këshilltari i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Drilon Gashi, ka bërë një shkrim me rastin e 6 majit, ditëlindjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Gashi, ka shkruar se Skënderbeu është profeti i kombit shqiptarë, siç është Ademi për njerëzimin.

Siç ka shkruar Gashi, Skënderbeu s’ka luftuar për kryqin dhe kundër islamit, por ka luftuar për atdheun dhe kundër pushtuesve turq.

Në fund të shkrimit të tij, Gashi thotë se shpata dhe simbolika e dy brirëve në përkrenaren e Skënderbeut përfaqësonin bashkëpunimin në mes të medhjes dhe zemrës dhe harmoninë shpirtërore të Skënderbeut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme