Ilir Kërçeli, këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca po pretendon se akuzat e Komunës së Prishtinës për bllokim të investimeve janë joserioze, pasi sipas tij, komunës çdo vit i teprojnë paratë e buxhetuara për investime kapitale.
Me anë të një postimi në Facebook, Kërçeli ka thënë se Komuna e Prishtinës ka filluar tu jap subvencione për shokë e familjarë “si në aksham-pazar, me shpresën se do ta ulin pakëz suficitin rekord që do ta kenë edhe sivjet”, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë
Çka është duke ndodhë me suficitin rekord në Komunën e Prishtinës?!
Nëse shohim raportet financiare, del se nga viti 2021 Komunës së Prishtinës i patën tepruar 38 milionë euro suficit buxhetor, të cilat i kishin bartur në vitin 2022, me arsyetimin se ishte pandemia dhe nuk ishte arritur të shpenzohej ky buxhet.
Kurse në vitin 2022 kur erdhi qeverisja e re, suficiti buxhetor lëre që nuk ishte ulur, por kishte thyer rekord me 49 milionë euro të cilat poashtu u bartën në vitin 2023 me arsyetimin se qeverisja e kaluar kishte planifikuar keq.
Arsyetimin e kishin të gatshëm menjëherë. Ja një deklaratë e nënkryetarit të Prishtinës në dhjetor të vitit të kaluar “Projekti nuk është emër dhe numër, projekti lypë përgatitje e këto përgatitje i kemi gjetë keq”.
Mirëpo dita-ditës po dëshmohet se këta lëre që nuk dijnë të menaxhojnë me planifikimet e kaluara, por edhe me ato që i planifikojnë vet do thyejnë rekord suficiti me mbi 49 milion euro.
E tash për të mbuluar marren, kanë filluar të japin subvencione për shokë e familjarë, si në aksham-pazar, me shpresën se do ta ulin pakëz suficitin rekord që do ta kenë edhe sivjet.
Prandaj edhe pretendimi se Komunës po i bllokohen investimet është totalisht joserioz, kur kihet parasysh që Komunës së Prishtinës çdo vit i teprojnë paratë e buxhetuara për investime kapitale./Arbresh.info/
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...