Këshilltari i Konjfucës: Arben Gashi ka shpenzuar mbi 10 mijë euro naftë

15:46 | 6 Shkurt 2022
Përparim Bublaku

Këshilltari i kryeparlamentarit Glauk Konjufca , Ilir Skender Kërçeli, ka thënë se një deputet i LDK-së, ka shpenzuar 10,440 euro prej vitit 2011-2013, kompensim për naftë.

Ai përmes një postimi në Facebook pa ia përmendur emrin ju ka referuar shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi i cili ditë më parë tha se nuk ka marrë mëditje për udhëtime.

Sipas Kërçelit, Gashi ka shpenzuar 5220 euro për vit, apo 435 euro në muaj për dy vite me radhë.

“Një deputet i LDK-së i cili në media u deklarua që nuk ka marrë mëditje për udhëtim, nga viti 2011 deri në vitin 2013 ka shpenzuar në derivate 10,440 euro. 5220 euro për vit, apo 435 euro në muaj për dy vite me radhë. Transparencë deri në fund!” thuhet në postim.

Kujtojmë se deputeti Arben Gashi, kishte deklaruar një kanal televiziv që sipas tij kurrë nuk ka pranuar të holla për shpenzime të karburanteve

“Unë s’kam marr kështu që folni me deputetët që kanë marrë. Ky nuk është problemi që e ka Kosova beso, Kosova ka problem që i ka hup 200 milionë euro për një muaj e merri me këtë punë që është absolutisht e parëndësishme”, ishte shprehur Gashi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme