Këshilltari i Hoxhajt jep lajmin e madh për vizat

07:21 | 16 Maj 2018
Arbresh.info

Zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj dje gjatë ditës ka qëndruar në Bruksel, ku ka zhvilluar disa takime.

Atij i janë zotuar diplomatët evropianë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk do të vonohet.

E një gjë të tillë po e thotë nga Brukseli edhe këshilltari i Hoxhajt, Bashmir Xhemaj.

Xhemaj ka shkruar në Facebook se kjo është “hera e fundit që po udhëton me vizë Bruksel”.

Duke paralajmëruar kështu liberalizimin e vizave shumë shpejt.

“Vizita e fundit me vize Shengen ne Bruksel. Heren tjeter vec me pasaporte. Tani jemi tamam ne kilometrin e fundit te maratones 6 vjeçare per te levizur pa viza ne Evrope”, ka shkruar Xhemaj.

Madje në një koment në këtë postim ai ka thënë se “Evropa është dorëzuar më në fund”.

Ky postim vjen pasi Hoxhaj sot është takuar me komisionerin Hahn, dhe me raportuesen Tanja Fajon.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme