Bekim Çollaku, këshilltar i Presidentit thotë se gjatë vitit 2018, do të përfundojë procesi i krijimit të ushtrisë, i iniciuar nga i pari i vendit. Ndërsa ai parasheh edhe anëtarësimin i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.
Presidentit Thaçi i dështoi iniciativa për krijimin e ushtrisë gjatë vitit 2017, ndërsa Çollaku pret që e njëjta histori të mos e përshkojë edhe vitin që po vjen.
Ai në një intervistë për portalin lajmi.net është shprehur i bindur se Kosova do të bëhet me ushtrinë e saj gjatë 2018’ës.
“Ne do të vazhdojmë punën me përkushtim për përmbushjen e detyrave të përcaktuara në përputhje me kushtetutën dhe ligjet tona. Mirëpo në rast se shikojmë aspektet simbolike, mund të veçoj përmbylljen e procesit të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës gjatë vitit 2018”, ka thënë Çollaku.
Në kornizat e afateve kohore, këshilltari i Presidentit, ka paraparë edhe anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO; e kjo, siç shprehet Çollaku, nuk është hipotetike.
“Në rast se nuk ndodhin zhvillime të natyrës së tillë që mund të shkaktojnë termet në organizata ndërkombëtare siç është NATO apo BE-ja, unë konsideroj se procesi i anëtarësimit të Kosovës në NATO, por edhe në BE, nuk do të duhej të zgjatej më shumë se deri në vitin 2025”, ka thënë ai.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...