Thirrja për intervistim si i dyshuar për krime lufte nga Gjykata Speciale për kryeministrin tashmë në dorëheqje Ramush Haradinaj, për të tretën herë me radhë, po konsiderohet si një padrejtësi e madhe që po i ndodh atij dhe Kosovës. Por pavarësisht kësaj, i bëhet thirrje Gjykatës Speciale që mos të ndikohet nga politika.
Kështu deklaron këshilltari i Haradinajt, Erolld Belegu i cili shprehet optimist se kësaj radhe Haradinaj nuk do të jetë i akuzuar nga një Gjykatë ndërkombëtare.
“Një njëri që ka mbrojtur pragun e shtëpisë së vet dhe ka humbur anëtarë të familjes duke e bërë këtë për të tretën herë është duke u intervistuar, kësaj radhe shpresoj që mos të jetë i akuzuar nga një Gjykatë ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë sot në Beograd kryetar shteti është njeriu i cili ka qenë ministër i Informacionit të Millosheviqit. Tjetri që ka qenë ministër i Punëve të Brendshme, tash është ministër i Punëve të Jashtme. Të dy shkojnë nëpër botë dhe luajnë viktimën dhe pse i kanë vrarë 13 mijë civil në Kosovë”, shprehet Belegu.
Belegu shprehu dyshime se thirrja për të dëshmuar për luftën e pastër të UÇk-së të Haradinajt mund të ketë ndonjë prapavijë politike, por thotë se duhet besuar se ky gjyqësor është i pavarur dhe nuk duhet të ndikohet nga politika.
“Ne dëshirojmë që të besojmë që të gjithë ndërkombëtarët janë duke insistuar në Kosovë dhe qysh duhet të jetë që gjyqësori duhet të jetë i pavarur. Duhet të besojmë se dhe ky gjyqësor është i pavarur dhe nuk duhet të ndikohet nga politika”, pohon Belegu.
Për vonesat e fluturimit të kryeministrit në dorëheqje Haradinaj, Belegu thotë se kanë ndodhur për arsye të disa problemeve teknike.
“Nesër do të ketë intervistimin e tij gjatë ditës. Shpresojmë që pasnesër të jetë në Prishtinë”, thotë ai.
Belegu mes tjerash theksoi se zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme janë të nevojshme në Kosovë pas kësaj situate të krijuar.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...