Taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe e boshnjake nuk do të hiqet as nesër as pasnesër.
Kështu ka thënë këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri.
“Taksa nuk do të hiqet nesër as pasnesër. Është vendim politik i cili derivon nga një politikë armiqësore e Serbisë sidomos nga fushata e saj kundër anëtarësimit në Interpol dhe për njohjet e Kosovës. Vendimi do të qëndrojë”, tha Besnik Tahiri për KTV-në.
Këto deklarata këshilltari i kryeministrit i bëri një ditë para takimit mes ambasadorit amerikan Kosnett, kryeministrit Haradinaj dhe kryeparlamentarit Veseli.
Ditëve të fundit janë shtuar thirrjet, edhe nga SHBA, që Kosova të heqë taksën prej 100 për qind të vendosur ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës në nëntor të vitit të kaluar.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet