Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka thënë sot në seancën e Kuvendit se disa këshilltarë politikë të ministrave në kohën e drekës pinë verë që kushton deri në 90 euro me para publike.
“Unë ju them me ndërgjegje të plotë se kam informacione nga kamarierët e restoranteve në Prishtinë që këshilltarët e disa ministrave në kohën e drekës pinë verë të kuqe me çmim 90 euro. Unë kam informacion të saktë nga automekanikët në Prishtinë dhe Kosovë që shumë shoferë të ministrave shkojnë marrin faktura gjoja për ndërrimin e gomave të dimrit, po shyqyr që ju nuk i njihni a janë të verës a dimrit, sa unë, edhe nuk rrëshqitni diku me thy qafën”, tha Zeka.
Këto deklarata Zeka i bëri derisa po shqyrtohej Projektligji për kontrollin e brendshëm të financave publike, i cili u miratua në parim.
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës