Anëtari i Këshillit Grevist, Zenun Nimani ka thënë se vendimi i sotëm i SBASHK-ut nuk nënkupton ndërprerje të grevës.
“Kjo që ka ndodhur sot është komunikim i vazhdueshëm me anëtarësinë. Këtë gjë ne e kemi bërë vazhdimisht. Mirëpo kësaj radhe ne i kemi pyetur ata se si duhet të veprojmë në të ardhmen. Ne këtë njoftim në fillim e kemi përcjellë te mediat pastaj te anëtarësia. Deri më tani unë kam marrë disa përgjigje”, tha Nimani në RTV Dukagjini.
Ai ka thënë se disa prej anëtarëve të SBASHK-ut tashmë i kanë dërguar përgjigjet por thotë se megjithatë këto përgjigje janë të pakta dhe gjatë ditës së nesërme do të kompletohen edhe përgjigjet tjera.
“Disa prej anëtarëve të SBASHK-ut kërkojnë pezullimin e grevës por kanë edhe kërkesa tjera, disa tjerë thonë se duhet vazhduar greva. Ne do të marrim mendimin e anëtarëve dhe nga të vendosin shumica do të vendosim edhe ne”, deklaroi Nimani.
Anëtari i Këshillit Grevist thotë se nuk është se SBASHK-u nuk ka bërë rezistencë, por që sipas tij nxënësit janë ata që po i shtyjnë të marrin hapa tjerë.
Ndryshe, Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) ka bërë të ditur se ka kërkuar mendimin e anëtarësisë për pezullimin e grevës në arsim.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se Këshilli Grevist i SBASHK-ut, bazuar në kontratën kolektive dhe sipas ligjit për grevën, e duke e analizuar ecurinë e grevës deri më tash, kërkon mendimin e anëtarësisë greviste që nga çerdhet e deri në universitete lidhur me idenë për pezullimin e grevës më së largu deri në janar 2023 dhe që grevistët t’i rikthehen mësimit që nga data 3 tetor 2022
Vuçiq merr kartolinë urimi nga Putin për Krishtlindje
G Bani shpreh ndjesë dhe kërkoi të lërë shtëpinë pas veprimi...
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Kurti uron Krishtlindjet: Kujdesi dhe dashuria për tjetrin n...