Këshilli Protestues i MKRS, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se tashmë ish- kabineti i ish- Ministrit të MKRS është duke përgatitur dokumentacionin dhe inventarin përkatës për zhvendosje në objektin privat, pa e përfillur asnjë procedurë administrative dhe në kundërshtim me ligjin.
“Është e pa precedent që pasuria e MKRS, po zhvendoset nga persona jo kompetent që më nuk kane asnjë përgjegjësi institucionale dhe pa dijeninë e shërbimit te administratës”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Në emër të Këshillit Organizativ të Protestës kundër zhvendosjes së administrates së Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport nga objekti zyrtar në objekt privat me pagesë të qirasë së lartë mujore, njoftojmë opinionin publik dhe institucionet përkatëse vendimmarrëse se tashmë ish- kabineti i ish- Ministrit të MKRS është duke përgatitur dokumentacionin dhe inventarin përkatës për zhvendosje në objektin privat, pa e përfillur asnjë procedurë administrative dhe në kundërshtim me ligjin. Është e pa precedent që pasuria e MKRS, po zhvendoset nga persona jo kompetent që më nuk kane asnjë përgjegjësi institucionale dhe pa dijeninë e shërbimit te administratës. Kjo le te gjykohet vet nga opinioni se çfarë do te thotë.
Vlen të theksohet fakti se mandati i Ministrit në detyrë z. Kujtim Gashi ka përfunduar juridikisht me datë 27 nëntor 2019 me certifikimin zyrtar nga ana e KQZ- së të rezultatit të zgjedhjeve të datës 6 Tetor 2019. Sipas listës zyrtare të KQZ-së, z. Gashi është zgjedhur deputet me çka i përfundon angazhimi në cilësinë e Ministrit në detyrë, sipas nenit 70 pika 2 e Kushtetutës së Kosovës në të cilën theksohet qartë se mandati i deputetit fillon me certifikimin e rezultatit zgjedhor ne lidhje me nenin 72 – papajtueshmëria e funksionit te deputetit. Për këtë gjë, jemi ne dijeni se ekziston edhe interpretim juridik nga ana e Zyrës Ligjore te Zyre se Kryeministrit ne vitin 2017. Çdo veprim i tij pas datës 27 nëntor 2019 është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. I bëjmë thirrje stafit të ish – kabinetit të ish – Ministrit që të ndalojnë çdo veprim që janë duke e ndërmarrë për zhvendosje sepse kjo përbën veprim të kundërligjshëm i cili cenon pasurinë dhe pronën e institucionit pa mandat dhe pa autorizim, si persona privat qe është e vepër e dënueshme. Në të kundërtën, i bëjmë thirrje institucioneve përkatëse ligjzbatuese që sipas detyrës zyrtare (ex officio) të hetojnë dhe ndalojnë veprimet në fjalë.
Ne do te vazhdojmë te kundërshtojmë fuqishëm këtë ‘projekt’ te dëmshëm për pronën publike, buxhetin dhe vet funksionalitetin e institucionit tone.
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...