Këshilli Prokurorial i Kosovës dënon fuqishëm kërcënimin ndaj Prokurorit të Departamentit për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Rasim Maloku, si dhe familjes së tij.
Këto kërcënime serioze ndaj Prokurorit Maloku dhe familjes së tij vijnë si rrjedhojë e procesit gjyqësor ndaj ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku.
Këshilli Prokurorial qëndron fuqishëm në përkrahje të prokurorit Rasim Maloku dhe ofron mbështetje të plotë për punën e tij gjatë ushtrimit të funksionit në ndjekjen e kryesve të veprave penale.
KPK-ja siguron opinionin publik se kërcënimet ndaj prokurorëve nuk do t’i zmbrapsin synimet dhe përpjekjet e vazhdueshme për fuqizimin e shtetit ligjor, ndërsa kërkon nga organet kompetente që këtë rast ta trajtojë me seriozitetin dhe urgjencën e duhur./arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...