Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka njoftuar se nesër do të mbajë takim të jashtëzakonshëm lidhur me rekomandimin e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kuvendit të Kosovës për inicimin e shkarkimit të anëtarit të KPK-së, Agron Beka, që vije nga radhët e fakulteteve juridike.
Me anë të një njoftimi thuhet se KPK ka pranuar me shqetësim këtë informacion, shkruan Arbresh.info.
“Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK)-së, njofton opinionin publik se ka pranuar me shqetësim të thellë informacionin se është miratuar rekomandimi i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kuvendit të Kosovës për inicimin e shkarkimit të anëtarit të KPK-së, Agron Beka, që vije nga radhët e fakulteteve juridike. KPK-ja ka thirrur nesër një takim të jashtëzakonshëm të anëtarëve të Këshillit Prokurorial, në të cilin do të diskutohet lidhur me këtë çështje.”, thuhet në njoftim.
Pas këtij, takimi, opinioni publik do të njoftohet me qëndrimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës./Arbresh.info
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...