Këshilli Prokurorial i Kosovës ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit që të përgatis një raport me të gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj Dibran Hoxhës i njohur me emrin “Kobra” e i cili dyshohet për vrasjen e fundit të një shtetasi shqiptar.
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) njofton opinionin publik se menjëherë pas rastit të fundit të vrasjes së ndodhur në Prizren ku i dyshuar është Dibran Hoxhaj, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit të përgatisë raport lidhur me gjitha veprimet prokuroriale të ndërmarra ndër vite ndaj tij.
Këshilli Prokurorial i Kosovës, në bazë të kompetencave ligjore që ka, do të trajtojë me kujdes të gjitha veprimet e ndërmarra ndër vite nga prokuroria përkatëse ndaj Dibran Hoxhaj dhe çdo lëshim eventual do të sanksionohet në bazë të akteve ligjore në fuqi. /arbresh.info/
lexo edhe:
Vrasja në Prizren, prokurorja e rastit: Janë përmendur 400 euro
Policia del me detaje të reja për vrasjen në Prizren: Gjuajtjet me armë nisën brenda lokalit
Emrat dhe mosha e gjashtë të dyshuarve për vrasjen në Prizren
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?