Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit ka mbajtur një konferencë për media lidhur me aprovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit nga Parlamenti i Kosovës.
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Sherif Fejzullahu ka thënë se nenet që mbrojnë konsumatorin tregojnë se cilat janë strukturat mbrojtëse të kosnumatori në ligjt.
“Standardet evropiane dhe ligji i miratuar në Kuvend, obligon të gjitha strukturat, shtetin, shoqërinë civile që të jenë në funksion të ruajtjes së abuzimeve ndaj konsumatorit. Po ashtu edhe MASHT-i ka rol këtu për shkak që edukimi i konsumatorit është që ai të vetëdijësohet për shkelje që nga bankat shkollore. Ne i kemi bërë thirrje ministrit të Arsimit për këtë dhe besojmë që kjo gjë do të hyjë në programet shkollore”, ka thënë ai.
Sipas tij ligji është aprovuar dhe garanton disa gjëra të konsumatorëve.
“Garanton sjellje të lirë të konsumatorëve jo vetëm tek skadenca e produkteve, garanton kontratat mbi shitblerje, pastërtinë, gjendjen financiare etj. Konsumatori ka një gjendje të shtrirë ta ruaj familjen dhe shëndetin. Për këtë këshilli ka proceduar 142 ankesa për gjashtë muaj dhe i kemi përcjellë në organet relevante”, ka thënë Fejzullahu duke treguar që Ministri i MTI-së, Ministri Bajram Hasani po i përcjell në mënyrë të rregullt interesat e konsumatorëve.
“Ai ka marr tri vendime të rëndësishme si ndalesën e disa produkteve që hyjnë në Kosovë e rrezikojnë produktet vendore, vendimi tjetër është për ruajtjen e nivelit të çmimeve në treg ku ka kërkuar që shitësit dhe tregtarët të mos abuzojnë me çmimet, t’i ruajnë çmimet reale të tregut dhe, vendimi i fundit që ishte aktual ka qenë vendimi për moslejimin e hyrjes së lodrave që u treguan të dëmshme për fëmijët.Përkrahja e tij nuk na ka munguar asnjëherë”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.
Anëtari i Këshillit për mbrojtjen e Konsumatorit, Selatin Kaçaniku ka thënë se ligji është plotësuar me propozime të reja.
“Disa janë të pakuptueshme për ne por ne duhet të socializohemi me to. Neni i cili rregullon trajtimin e shoqërisë civile për mbrotjen e konsumatorit është një nen që duhet shqyrtuar. Shoqëria civile po merret me të drejtat e konsumatorit dhe pres nga Qeveria të krijojë kushte për OJQ-të. Pres nga Qeveria që ta kryej obligimin e saj mandator, ligjor që të jemi partner i shtetit siç jemi në taksa. Për deri sa ne jemi të angazhuar pjesërisht nuk po mundemi ta japim kontributin tonë për shtetin”, ka thënë ai./Arbresh.info
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...