Google ADS

Këshilli i Sigurisë së Trafikut Rrugor nxjerr dy vendime për rritjen e sigurisë në trafikun rrugor

12:27 | 17 Janar 2019
Arbresh.info

Këshilli i Sigurisë së Trafikut Rrugor,  ka votuar dy vendime që rrjedhin nga rekomandimet e Task-Forcës për Siguri në Trafikun Rrugor.

Këto vendime u propozuan nga Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, që është edhe kryesues i KSTRr.

Sipas njoftimit për media, vendimi i pari kërkon evidentim në bazën qendrore të të dhënave të Policisë së Kosovës për të gjitha mjetet rrugore të përfshira në aksidente trafiku, të cilat do të publikohen më pas edhe online, ndërsa vendimi i dytë përfshin inspektim të infrastrukturës rrugore sipas standardeve evropiane të sigurisë.

Këshilli u njoftua edhe me të tjera rekomandime që janë rezultat i punës 6 mujore të Task-Forcës, dhe kanë dhënë edhe propozimet e tyre përkitazi me dikasterin që përfaqësojnë, me qëllim të përmirësimit të gjendjes së sigurisë në komunikacion në mbarë vendin./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme