Këshilli i Sigurimit i OKB-së nesër do të diskutojë sërish për Kosovën, pavarësisht se disa shtete kanë kërkuar që për zhvillimet në Kosovë të mos diskutohet çdo tre muaj. Njohës të rrethanave politike thonë se ideja e shkëmbimit të territoreve, ka bërë që misioni i UNMIK-ut në Kosovë të shihet ende i nevojshëm.
Njohës të zhvillimeve politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare vazhdimin e raportimit për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e ndërlidhin me rrethanat aktuale politike nëpër të cilat po kalon vendi.
Ideja e korrigjimit të kufirit Kosovë-Serbi mund të ketë reflektuar edhe në vendimin e disa shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara për tërheqjen e misionit të tyre në Kosovë. Prandaj, UNMIK-mbetet në sytë e shumë shteteve si mision i nevojshëm, thotë profesori në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki.
“Fatkeqësisht, si duket iniciativat e fundit në Kosovë për shkëmbim territoresh, për ri-diskutim të statusit, të gjitha temat të cilat dolën këta muajt e fundit, e kanë rikthyer Kosovën në sirtarin e çështjeve të papërfunduara, kështu që duke qenë në sirtarin e ri politik, normal që edhe UNMIK-u mbetet në sytë e shumë shteteve aktual edhe i nevojshëm”, tha ai.
Ndonëse roli i UNMIK-ut sot në Kosovë është i zbehur, ndryshimi, përshtatja ose përmbyllja e mandatit të këtij misioni mund të bëhet vetëm me miratimin e një rezolute të re. Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, thotë për Radio Kosovën se Rezoluta 1244, me të cilën i është dhënë mandati i UNMIK-ut në Kosovë, duhet të zëvendësohet me një rezolutë të re.
“Ndryshimi, përshtatja ose përmbyllja e mandatit të UNMIK-ut bazuar në rezolutën 1244, mund të bëhet vetëm me miratimin e një rezolutë te re, që shfuqizon Rezolutën 1244 dhe sjell në fuqi një rezolutë tjetër”, tha ai.
Mandati i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) është përcaktuar nga Këshilli i Sigurimit përmes Rezolutës 1244 në vitin 1999-të.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...