Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë të hënën raportin e ri tremujor të sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut në Kosovë.
Guterres në raportin e tij mbi punën e UNMIK-ut për periudhën nga 17 janari deri më 15 prill i fton krerët në Beograd dhe Prishtinë që të vazhdojnë të trajtojnë çështjet e kontestuara përmes dialogut dhe demonstrimit të vullnetit politik të kërkuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. “Sjellja e Policisë së Kosovës gjatë operacionit të theksuar, siç është arrestimi i Gjuriq, në të cilin ai ka pësuar lëndime, është një çështje shqetësuese. Hetimi themelor është i nevojshëm për ngjarjet e 26 marsit me veprime korrigjuese në rast mosrespektimi të të drejtave të njeriut”, tha Guterres.
Ai po ashtu ka shprehur shqetësim rreth përparimit të ngadaltë për hetimet në lidhje me vrasjen e liderit politik serb Oliver Ivanoviq. Në raport përshëndetet ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës, i cili tregon përkushtimin e Kosovës për perspektivën evropiane, transmetojnë mediat serbe.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...