Këshilli i Prindërve të Kosovës i ka bërë thirrje prindërve që t’i marrin librat në shkollat ku janë të regjistruar fëmijët e tyre dhe të fillojnë të punojnë vetë me fëmijët në shtëpi.
Një këshillë të tillë ata e kanë dhënë për shkak të mungesës së procesit mësimor në shkolla si pasojë e grevës së mësimdhënësve.
Ky këshill ka thënë se shumë prindër, gjyshër e familjarë, që me të drejtë janë të mllefosur e të pakënaqur me mbylljen e shkollave, kanë kërkuar që të bëjnë protesta ose t’i dërgojnë fëmijët në shkolla, porse secili organizim i tillë ka efekte të mundshme por edhe rreziqe.
“Në të parën (me protesta) ka rrezik të shfrytëzimit dhe eskalimit politik e në të dytën (me dërgimin e fëmijëve në shkolla) mund të ndodhin momente të pakëndshme ose edhe përplasje verbale (mbase edhe fizike) e në prezencë të fëmijëve. Pra asnjëra alternativë nuk i shërben qëllimit tonë për kthim normal e të sigurt në shkolla të fëmijëve tanë”, thuhet në reagimin e Këshillit të Prindërve të Kosovës.
Sipas këtij këshilli edhe nëse nuk ndodhin eskalime të tilla, sigurisht që veprime të tilla do ta lëndonin raportin e prindërve dhe fëmijëve me mësimdhënësit, e që sipas tyre kjo do të kishte pasoja edhe më të rënda sesa vetë greva.
“Si Këshill i Prindërve mëtojmë të bëhemi modeli që duam të jenë edhe fëmijët tanë: të arsyeshëm, të matur e të kujdesshëm”, thuhet tutje në deklaratën e këtij Këshilli.
Për këtë arsye ata kanë këshilluar prindërit që t’i marrin librat në shkollat e tyre dhe të fillojnë së punuari vetë me fëmijët.
“Kjo është rrugë më e vështirë, e për disa prindër gati e pamundur, por është zgjidhja e urtë e mbrojtjes së fëmijëve tanë pa lënduar askënd. Le të provojmë, le të përpiqemi e mos të ndalemi së tentuari për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve tanë jo vrullshëm, jo acarueshëm e jo hidhërueshëm, por sigurt, arsyeshëm e devotshëm”, thuhet tutje në deklaratën e Këshillit të Prindërve.
Këshilli i Prindërve i Kosovës i ka bërënjë porosi të dyja palëve të involvuara në zgjidhjen e çështjes së grevës. “Tanët jeni e tuajit jemi – thirrini mendjes! Ndërsa institucioneve shtetërore: Presidencës, Kuvendit të Kosovës dhe Avokatit të Popullit ju kërkojmë të iniciojnë sa më shpejt shqyrtimin e pajtueshmërisë së Ligjit të Grevave me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Shkollat tona, sot, nuk janë gati t’i mirëpresin fëmijët tanë miqësisht! Le t’i mësojmë vetë, në shtëpitë tona, sido që të mundemi!”, përfundon deklarata e Këshillit të Prindërve të Kosovës./arbresh.info/
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...