Këshilli i Prindërve-SBASHK-ut: Pas 5 javësh grevë, pyeteni veten se a ndjeheni krenarë

17:51 | 1 Tetor 2022
E.H

Pas pezullimit të grevës në arsim, Këshilli i Prindërve përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar duke thënë se pas pesë javësh greve, drejtuesit e SBAShK-ut,  edhe anëtarët e sindikatës e kanë përgjegjësi ta pyesin vetën dhe njëri-tjetrin se a ia ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevë?

Tutje, Këshilli i Prindërve kanë rikujtuar kërkesat që kishin ndaj SBAShK-ut.

“Dy kërkesa i kishim: 1) Festa e 1 Shtatorit mos t’iu prishët nxënësve sepse për klasën e parë (sidomos) është kujtim jetësor e domethënës për gjithë vitin shkollor, dhe 2) Që SBASHK-u mos të hyjë në grevë të plotë e të paafat, se kjo masë është shumë ekstreme dhe e padrejtë ndaj fëmijëve por e dëmshme edhe për vetë SBASHK-un”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Prindërve.

“Kërkesën e parë na e patën refuzuar pa iu dridhur qerpiku. Për të dytën na thanë “nuk kemi nevojë për këshilla se si bëhet veprimi sindikal – e dimë fort mirë këtë”, thonë tutje Këshilli i Prindërve.

“Pas pesë javësh greve, drejtuesit e SBAShK-ut, por edhe anëtarët e sindikatës, “e kanë për përgjegjësi, së paku njerëzore, ta pyesin vetën e njëri-tjetrin: a ia ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevën?”, pyet në fund Këshilli i Prindërve SBAShK-un./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme