Këshilli i prindërve të Kosovës u ka bërë apel partive politike që të jenë të kujdes dhe në asnjë mënyrë të mos i shfrytëzojnë fëmijët për fushatë elektorale, por në vend të saj në programet e tyre politike të fusin sa më tepër projekte për avancimin e mirëqenies së tyre.
Këshilli i prindërve po ashtu kërkon që fëmijët mos të shfrytëzohen për shpërndarje dhe publikime të posterëve, fletushkave apo kartelave të kandidatëve sepse ato mund të sjellin përçarje dhe konflikt te nxënësit dhe bashkëmoshatarët.
“Këshilli Prindërve të Kosovës uron që kjo fushatë të jetë e qetë demokratike dhe dinjitoze nga të gjitha subjektet Politike dhe individët që garojnë për zgjedhjet e 11 qershorit 2017. Këshilli i Prindërve të Kosovës nëpërmes kësaj komunikate për shtyp u bën apel ; Partive politike që të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm dhe kurrsesi mos të shfrytëzojnë fëmijët për fushata elektorale, por në vend të saj në programet e tyre politike të fusin sa më tepër projekte për avancimin e infrastrukturës ligjore, teknike dhe teknologjike për përmirësimin e mirëqenies së tyre”, thuhet në njoftim.
“Nga përgjegjësit e shkollave dhe institucioneve arsimore kërkojmë që të jenë të përgjegjshëm dhe mos të lejojnë që procesi zgjedhorë të ndikoj në procesin mësimor. Këtë thirrje ua drejtojmë edhe prindërve të Kosovës që të informojnë fëmijët e tyre për të mos e ndërprerë procesin mësimor, për pjesëmarrje në fushatat elektorale të partive politike. Mos të lejojnë që fëmijët e tyre të cilët ende janë në zhvillim e sipër të politizohen”.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit