Kryesia e Këshillit të Prindërve të Kosovës (KPK), e udhëhequr nga Kryetari i KPK, z. Jeton Demi, u prit në takimin nga Ministrja e Arsimit e Kosovës, Arbërie Nagavci.
Sipas një njoftimi për media në ky këshill pika të diskutimit në këtë takim të dytë të Kryesisë së re të KPK me Ministren Nagavci, pas atij të korrikut, ishte diskutimi për procedurat e ndryshimit të udhëzimit administrativ për KPK-n dhe bazën tjetër ligjore për organizimin dhe funksionimin e KPK-së në të gjitha nivelet.
“Gjithashtu, Kryetari i KPK-së, paraqiti nevojën që këshilli i prindërve të ketë mbështetje institucionale nga Ministria e Arsimit që të mundë t’iu shërbejë nevojave dhe kërkesave të shumta që prindërit kanë në mbarë Kosovën” thuhet në njoftim.
Me tej thuhet se ministrja Nagavci shprehu gatishmërinë institucionale për ta mbështetur Këshillin e Prindërve të Kosovës dhe për të ngritur bashkëpunimin e mëtutjeshëm në të mirë të prindërve e fëmijëve.
“Po ashtu Nagavci e informoi KPK-në edhe me të gjitha përgatitjet që janë duke u bërë për fillimin e vitit të ri shkollor dhe me ndryshimet e plotësimet ligjore që janë bërë e po bëhen në fushën e arsimit, që pritet të kenë efekt pozitiv afatgjatë” shkruan në komunikatë.
Sipas tyre të dyja palët ranë dakord që sistemi arsimor në Kosovë, në të gjitha nivelet, duhet të kenë prioritet të padiskutueshëm interesin e nxënësve. Asnjë institucion apo organizatë nuk mundet të përdorë nxënësit për të ngritur apo shtyrë interesa dhe agjenda të caktuara dhe se të gjitha palët e interesit duhet të veprojnë duke pasur këtë në mendje. /arbresh.info/
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...