Këshilli i Prindërve të Prishtinës, të shtunën ka deklaruar se nuk e përkrahin idenë që prindërit të organizojnë procesin mësimor, pasi mësimdhënësit janë në grevë.
Përmes një komunikate për media, Këshilli i Prindërve ka bërë thirrje që mësimi të fillojë, e nëse nuk ndodh një gjë e tillë atëherë kanë paralajmëruar se pakënaqësitë do t’i shprehin në forma të tjera.
Këto qëndrime Këshilli i ka bërë të ditura për publik, pas një mbledhje që ka mbajtur sot lidhur me gjendjen e krijuar për shkak të grevës.
“Nga diskutimi i zhvilluar sot në mbledhje, u nxorën këtë konkluzione: Këshilli i prindërve të komunës së Prishtinës, si organ i pavarur, është thellësisht i shqetësuar për mos fillimin e procesit mësimor, dhe konsideron se çdo orë mësimore e humbur është e pazëvendësueshme dhe shkakton dëme të pariparueshëm për nxënësit”.
“Lusim palët e përfshira, që të arrijnë urgjentisht një marrëveshje, e cila do të mundësonte fillimin e procesit mësimor sa më parë; Deklaratat e personave, që nuk janë pjesë e Këshillit të prindërve nuk mund të paraqesin qëndrimin e këshillit, që d.m.th., se ne nuk përkrahim idenë/thirrjen, ‘se prindërit duhet të futen në shkolla dhe të mbajnë procesin mësimor’”.
“Informojmë të gjithë akterët e përfshirë , se nëse procesi mësimor nuk do të fillojë së shpejti, këshilli i prindërve të Komunës së Prishtinës do të shpreh pakënaqësitë e tij në forma të tjera, në përputhje me kompetencat dhe përgjegjësit që i takojnë. Fëmijët – Drita e syve tanë! Mësuesi/ja – Prindi i dytë për fëmijë!”.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës dhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ende nuk kanë arritur të gjejnë një zgjidhje lidhur me kërkesat e kësaj të fundit që t’u ndahen nga 100 euro të gjithë punëtorëve të arsimit deri në miratimin e Projektligjit për Paga.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, deklaroi sot se ka vetëm një palë barrikaduese, duke iu referuar SBASHK-ut.
“Pozicioni i drejtuesve të SBASHK: Nuk fillon mësimi para se të plotësoni kërkesën tonë për 100 euro ose për shumën që merremi vesh”, ka shkruar ajo në Facebook.
“Sikur çdoherë deri më tani, edhe sot dhe çdo çast jam e gatshme për bashkëpunim. E hapur për rekomandime e kritika konstruktive. E vullnetshme për të punuar në avancimin të pozitës së mësimdhënësve ashtu si dhe në vlerësim e ridizajnim të politikave që shpijnë në përmirësim të rezultateve”.
Ndërsa, SBASHK-u përmes një komunikate për media ka thënë se “Qeveria i ka ikur dialogut me sindikatat dhe nuk është angazhuar fare për zgjidhjen e kërkesave legjitime të punëtorëve në sektorin publik”./arbresh.info/
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...