Këshilli i Prindërve të Kosovës, në njoftimin e tyre kanë thënë se shumica absolute e prindërve janë kundër kompensimit të orëve të humbura gjatë grevës në ditët e shtuna.
Tutje, Këshilli i Prindërve thotë se shumë prej tyre janë deklaruar me revoltë se as nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë gjatë të shtunave.
“Këshilli i Prindërve vlerëson se prindërit kanë plotësisht të drejtë të reagojnë në këtë mënyrë, për çka edhe kemi paralajmëruar qysh në fillim të grevës. Mësimi të shtunave jo vetëm që nuk i shërben kompensimit të orëve, por ashtu e dëmton edhe procesin mësimor për ditët e tjera të javës, për shkak të lodhjes dhe mërzitjes së fëmijëve. Ne besojmë se kompensimi i orëve të humbura duhet të ishte deleguar në nivel të shkollave, meqë shumica e shkollave në Kosovë nuk e kanë problemin e mbingarkesës me nxënës (pra punojnë me një ndërrim), dhe kompensimi mund të ishte bërë gjatë ditëve të javës. Këshillat drejtues të shkollave do të duhej ta informonin Ministrinë e Arsimit (me qëllim mbikëqyrjeje) për planin e kompensimit (sikurse ka ndodhur me Task Forcat gjatë pandemisë për dy vjet e gjysmë)”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Prindërve.
Më tej thuhet se prindërit e as fëmijët nuk kanë asnjë përgjegjësi për orët e humbura, teksa Këshilli i Prindërve ka shtuar se prindërit dhe fëmijët, s’kanë pse të mbajnë barrë shtesë e të privohen nga jeta jashtëshkollore për t’i kompensuar orët e humbura.
“Është shumë e padrejtë dhe e papranueshme që fëmijëve tanë, pasi iu mohua e drejta kushtetuese për kujdes, edukim e arsimim, t’iu mohohet tani edhe e drejta për pushim, e mbi këtë edhe e drejta për aktivitete jashtëshkollore. Fëmijët kanë të drejta dhe prindërit obligohemi t’i mbrojmë”, thuhet tutje në njoftim.
Kujtojmë se pas ndërprerjes së grevës, ishte Ministria e Arsimit ajo që ka thënë se orët e humbura gjatë grevës do të kompensohen ditëve të shtuna./arbresh.info/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...