Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, ka thënë se janë kundër mbajtjes së mësimit online, duke shtuar se fëmijët duhet të jenë prezent në shkollë dhe të fillojë viti i ri shkollor nga 27 shtatori.
Ai ka deklaruar se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Kosovës (IKSHPK) nuk është kompetent për të treguar se a duhet të mbyllen shkollat.
“Duhet ta sqarojë se IKSHPK’ja nuk është kompetent të tregojë se çfarë duhet të mbyllet apo jo. Nëse IKSHPK i ka dhënë rekomandimet për mbylljen e shkollave, i kanë tejkaluar kompetencat e tyre, nuk kanë të drejtë të japin rekomandime kur duhet të mbyllen shkollat”, tha Rashiti për Klan Kosovën.
“Këshilli i Prindërve të Kosovës i ka dërguar një letër ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, ku kërkojmë që fillimi me prezencë fizike të fillojë nga 27 shtatori, në ato shkolla ku mund të realizohet. Në pikat që i kemi dërguar kemi thënë se do ta bojkotojmë mësimin online, kushtet janë të favorshme për zhvillimin e mësimit në shkolla statistikat e tregojnë se sa është numri i të infektuarve të rinj dhe sa janë të mbyllur, mos të bëhet kaos që të mbyllen shkollat”, shtoi ai.
Reshiti ka theksuar se i duhet politike nëse merret vendimi që të mbahet mësimi online, kjo sipas tij pasi fushata zgjedhore nuk është duke u zhvilluar online.
“Fushata zgjedhore është dashtë të mbahet online, pse duhet të mbahet mësimi online këtu ka me shumë një problem politik se sa real. Jemi shqetësuar institucionet duhet t’i marrin të gjitha masat dhe të krijojnë kushtet për prezenc në shkollë”, ka thënë Reshiti.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...