Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar që greva në arsimin fillor obligativ të ndalohet me ligj.
Përmes një njoftimi për media, Këshilli ka bërë thirrje për kthim në normalitet, përmirësim e cilësi në arsim.
“Asnjëherë dakord me grevën e SBASHK, asnjëherë solidarë me drejtuesit e paarsyeshëm të SBASHK dhe asnjëherë dakord me logjikën e të bërit grevë të plotë, të paafat, të pamëshirshme e shumë të dëmshme të fëmijët tanë, arsimin dhe vendin tonë. Por greva në arsimin fillor obligativ duhet ndaluar me ligj. Pikë”, thuhet në njoftim.
“Por gjithnjë solidarë me mësimdhënësit kur trajtohen padrejtësisht e jashtë çdo norme, me interpretim të njëanshëm ligjor dhe jashtë të gjitha praktikave të deritanishme. Duam normalitet, përmirësim e cilësi në arsim! Duam dinjitet dhe integritet njerëzor për të gjithë! Le t’i trajtojmë të tjerët siç duam të trajtohen fëmijët tanë!”, thonë tutje nga Këshilli i Prindërve.
Ky reagim vjen pas një muaj greve që u mbajt në tërë sektorin e arsimit.
Mësimi ka nisur të hënën, megjithatë dëmet që u janë shkaktuar nxënësve dhe arsimit konsiderohen të jenë të mëdha./arbresh.info/
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...