Këshilli i Prindërve ka dy kërkesa për IKSHPK-në

23:50 | 19 Mars 2021
Arditë Shkodra

Këshilli i Prindërve të Kosovës (KPK), po vazhdojnë të kundërshtojnë paralajmërimet për mbylljen e shkollave për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve në vend.

KPK-ja, u ka drejtuar një letër me dy kërkesa Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë, ku në njërën prej tyre kanë kërkuar të ia dërgojnë rekomandimin e fundit si IKSHP drejtuar Ministrisë së Arsimit, ndërsa në kërkesën e dytë kanë kërkuar që në statistikat ditore të numrit total të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ,të specifikohen me dy rubrika se sa nxënës-fëmijë të moshës 6 deri 17 infektohen me COVID-19 dhe sa mësimdhënës, transmeton Zeri.info.

Kërkesa e plotë:

Po iu drejtohem ne emer te Keshillit te Prinderve te Kosoves per arsye se po debatohet per mbylljen e shkollave te Kosoves. Prandaj ,per ne si KPK jane te rendesishme dy kerkesa qe kerkojme te realizojme nga ju si organ kompetent, me te cilat do te na ndihmoni shume :

1.Te na dergoni rekomandimin e fundit si IKSHP drejtuar MASHT-it.

2.Ne statistikat ditore te numrit total te te infektuarve me covid 19 ne Kosove,te specifikoni me dy rubrika se sa nxenes-femije te moshes 6 deri 17 infektohen me covid 19 dhe sa mesimdhenes .Kjo do te na ndihmoj qe te marrim vendim te drejte pasi qe te kemi te dhena te sakta dhe te mos marrim vendim qe te demtojme pa nevoje nxenesit-arsimin.

Shpresojme se do marrim pergjigje me kohe per shkak se situata eshte urgjente deri sa po diskutohet per mbylljen e shkollave 2 jave!.

Duke ju vleresuar maksimalishte per kontributin qe e jepni çdo dite ne luften kunder pandemise covid 19, ne ju deshirojme shendet,jete te gjate dhe suksese.

Me shume respekt.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme