Këshilli i Prindërve ka reaguar përsëri pas situatës së rëndë të krijuar nëpër shkolla, me grevën e SBAShK-ut.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tyre në Facebook, ky këshill ka kërcënuar se nëse deri të hënën me datën 3 tetor nuk nis mësimi, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat.
Sipas tyre, pas kësaj sistemi arsimor në Kosovë do të kolapsojë.
“Shkurt e shqip. Nëse më 3 tetor nuk fillon mësimi në gjithë Kosovën, do të kërkojmë çregjistrim masiv nga shkollat dhe sistemi arsimor do të kolapsojë. Nuk do të ketë më nevojë as për shkolla, as për mësimdhënës e as për institucione arsimore. Është e lehtë të prishësh, është kollaj të bllokosh, është e padrejtë greva në arsim”, thuhet në njoftim.
Në fund, Këshilli i Prindërve i Kosovës, thotë se kjo thirrje nuk i përjashton edhe format e tjera të shprehjes së pakënaqësisë: protesta, marshe, hyrje në shkolla.
Ndryshe, Sindikatës se Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, brenda dy ditësh do të japë mendim për pezullimin e mundshëm të grevës në arsim.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka thënë, më 28 shtator, se i është drejtuar anëtarësisë greviste me një shkresë, përmes të cilës u ka kërkuar të japin mendimin e tyre për idenë që të pezullohet greva në arsim deri në janar të vitit 2022, dhe procesi mësimor të nisë nga tre tetori.
Në një komunikatë për media, SBASHK-u thotë se kërkimi i mendimit të anëtarësisë për pezullim të grevës vjen për shkak të mungesës së dialogut social.
Ata kanë thënë se nuk tërhiqen nga kërkesat për shtesë në pagë deri në zbatimin e Ligjit për paga, ndryshimin e Ligjit për skema pensionale dhe Ligjit për sigurime shëndetësore.
Si pasojë e grevave që kanë nisur në sektorin e arsimit më 25 gusht, mbi 300 mijë nxënës kanë mbetur pa mësim.
Arsyeja e grevës dhe kërkesa kryesore e sindikatave të arsimit drejtuar Qeverisë së Kosovës, është ndarja e nga 100 eurove në muaj për punëtorët, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për pagat.
Sipas sindikalistëve të arsimit, kërkesa e tyre për 100 euro shtesë është e bazuar, për shkak të rritjes së inflacionit.
Qeveria e Kosovës thotë se ky ligj, që parasheh rritje pagash për punonjësit e sektorit publik, do të dalë në miratim së shpejti dhe kërkon nisjen e mësimit./arbresh.info/
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...
Deklarata e Muratit për Prokurorinë Speciale, KPK: Përpjekje...
Policia Rajonale e Ferizajt shqiptoi 1 mijë e 297 gjoba gjat...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë