Këshilli i Prindërve të Kosovës, pas refuzimit të ofertës së Haradinajt nga SBASHK-u, kanë vlerësuar se greva në arsim po bëhet për arsye politike.
Nëpërmjet një komunikate për media KPK, thotë se thelbi i kërkesave të Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë nuk ka karakter social, por politik.
“Veprimet e fundit të SBASHK-ut me të cilin refuzuan ofertën e Qeverisë për rritje të koeficienteve të pagës së mësimdhënësve për 0.20 dhe për ta vazhduar grevën, tregojnë përfundimisht se thelbi i kërkesës së SBASHK-ut nuk ka karakter social, por puro politik”, thuhet në letrën e KPK-së.
Në këtë letër, prindërit vlerësojnë se po dëmtohen interesat e 359 mijë fëmijëve në Kosovë.
Duke parë “rrezikun që greva të vazhdojë deri në qershor”, KPK ka kërkuar nga qeveria që të mbrohet e drejta për arsimim në vend.
KPK ka kërkuar që urgjentisht të bëhet ndryshimi i Ligjit për Greva dhe t’u pamundësohet mbajtja e grevës edhe punëtorëve të arsimit, njëjtë siç vlen edhe për Policinë, FSK-në, Zjarrfikësit dhe Shërbimet Emergjente Shëndetësore.
“Ndryshe, edhe sikur t’iu realizohet në plotni kërkesa aktuale, kjo sindikatë në të ardhmen prapë do të bëjë greva sikurse ka bërë në të kaluarën dhe se do të vazhdoj ë ta dëmtojë interesin e fëmijëve”, thuhet në këtë letër.
Ndryshe, Qeveria edhe sot ka bërë të ditur se nuk kanë mundësi buxhetore që të rrisin më shumë pagat për mësimdhënësitl.
SBASHK-u në anën tjetër po e vazhdon grevën, duke bërë thirrje që të mos ketë presione.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...