Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës shqyrtoi 32 ankesa

17:23 | 2 Korrik 2020
Arbresh.info

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), sot mbajti mbledhjen e Kuvendit të tij në të cilën shqyrtoi 32 ankesa.

KMShK miratoi ankesën e Dr. Gani Bajraktari kundër gazetës online Insajderi lidhur me artikullin “NGRITJA E KONTESTUAR AKADEMIKE E DOKTORIT ME AKTAKUZË PËR STENTAT (DOKUMENT)”. Pas leximit të shkrimit del se gazeta nuk ka thënë të vërtetën gjatë raportimit ashtu siç kërkohet me Kodin e mediave, kjo pasi që titulli dhe përmbajtja eshkrimit dhe provat e prezantuara në shkrim në disa pjesë nuk lidhen fare me atë që pretendohet
nga shkrimi.

KMShK nuk miratoi pjesërisht ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër gazetës online Insajderi lidhur me artikullin “Militianti i VV “i tha trus ne kolic dhe kalbo” reagon OVL e Pejës”. Media në momentin e raportimit ka cilësuar personin në fjalë si aktivist të ankuesit, kjo pasi që në profilin zyrtar të personit në fjalë janë simbolet e ankuesit dhe rrjedhimisht asocohet me të.

Në mbledhjen e sotme, KMShK miratoi ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër gazetës online Insajderi lidhur me artikullin “MILITANTI I KURTIT THIRRJE QEVERITARËVE: JU MOS I LËSHONI ZYRET, NE DALIM NË PROTESTË ME KAMIONA E BAGERA” KMShK gjen se ankesa është e bazuar pasi media në momentin e raportimit ka cilësuar personin në fjalë si aktivist të ankuesit, ndërsa nuk ka paraqitur asnjë provë të vetme që dëshmon atë që raportohet.

Në këtë rast, media ka shkelur Kreun II (Raportimi i të vërtetës). KMShK gjithashtu ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër gazetës online
Insajderi lidhur me artikullin e publikuar me titull “Zëvëndësministri i Infrastrukturës nga VV, Avni Zogiani e ka lavdëruar njohësin e Kushtetutës së Kosovës, Enver Hasanin lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.” Media në momentin e raportimit ka treguar fjalët që më parë janë përdor nga zëvendësministri, po pa paraqitur asnjë provë të vetme për publikun.

Rrjedhimisht media ka bërë shkelje të Kodit, përkatësisht Kreut II (Raportimi i së vërtetës). KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e Ministrisë së Shëndetësisë – Arben Vitia kundër gazetës online Insajderi lidhur me artikullin e publikuar me titull “Mbi 5 milionë euro tenderë – kjo është kompania që dikur punonte ministri Vitia e sot fiton tenderë aty”.

Konsiderojmë se media ka dështuar që të kontaktoj ankuesin në lidhje me pretendimet e shkrimit me çka vendosim se është bërë shkelje e Kodit të mediave, përkatësisht Kreut IV (E drejta për t‘u përgjigjur).

Kallxo.com kundër gazetës online Insajderi lidhur me artikullin e publikuar me titull “OLLURI: QEVERIA KURTI PO I FAVORIZON DOSTAT E HAKI ABAZIT”. Media ka dështuar të përmbushur standardet e të drejtës për t’u përgjigjur, kjo pasi që në shkrimin e saj nuk i ka dhënë ankuesit mundësinë për t‘u përgjigjur, konsiderojmë se media ka dështuar që të kontaktoj ankuesin në lidhje me pretendimet e shkrimit me çka konsiderojmë që është bërëshkelje e Kodit të mediave, përkatësisht Kreut IV (E drejta për t‘u përgjigjur).

Andaj ankesa u miratua pjesërisht. KMShK nuk miratoi ankesën e Naim Sallahut kundër gazetës online Insajderi lidhur me artikullin e publikuar me titull “VËLLAI I TË ARRESTUARIT PËR TENTIM VRASJE NDAJ AVOKATIT HALILAJ, PARA 3 VITESH KISHTE FRIKËSUAR SHEFIN E OSHPSË NË EMËR TË SAMI LUSHTAKUT”. Në shkrim nuk ka ndonjë përfshirje të personave të njëjtë, pra emri i ankuesit dhe emri i personit në shkrim janë të ndryshëm. KMShK nuk ka gjetur lidhshmëri, përpos mbiemrit të njëjtë, as me firmën e as me personin që pretendon se i janë shkelur të drejtat, përkatësisht që është shkelur Kodi i mediave. Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës sot gjithashtu nuk miratoi ankesën e Enver Ademit kundër Insajderi.org lidhur me artikullin me titull “Skandaloze –pjestari i Fit-it shfaq djalin të armatosur në rrjete sociale”.

KMShK konsideron se publikimi i një fotografie nga rrjetet sociale publike, nuk përbën as shkelje e as cenim të privatësisë sipas Kreut VII (Privatësia) të Kodit të mediave.

KMShK miratoi pjesërisht ankesën e Shaip Kamberi kundër Arbresh.info lidhur me artikullin me titull “Dokument | Paratë e Kosovës, Komuna e Bujanocit i harxhoi në makinë të policisë serbe e financim të mediave”. Media ka publikuar një shkrim në të cilin përfshihet një dosje e tenderit përkatësisht lajmërimi për blerjen e një auto-veture për policinë e Bujanocit dhe brenda shkrimit një person tjetër ka akuzuar ankuesin që parat e ndihmave nga Qeveria e Kosovës janë
harxhuar për pagesë të asaj veture. Në anën tjetër nuk kemi asnjë dokument tjetër që tregon se si është paguar ajo veturë edhe pse shkrimi thotë se ka një dokument të tillë.
KMShK gjithashtu nuk e ka miratuar ankesën e Ferat Sallahu kundër Sinjali.com lidhur me artikullin me titull “Ekskluzive: “Unë ta ndërpres specializimin, tani ankohu në Shkup a Beograd, zbulohet konflikti i Drejtorit të Klinikës së QKUK-së me specializantët”. Ankuesi e ka edhe pretendim në lidhje me “burimet” e medias, ku media vendos që të botoj një citat pa emër e mbiemër por vetëm si burim, dhe citati nuk përmban të vërtetat sipas ankuesit, kjo pasi
që me asnjë provë nuk është dëshmuar ajo që ka pretenduar mediumi.

Ankesën e Mentor Bogaj kundër Indeksonline lidhur me artikullin me titull “Skandaloze: Kush dhe pse po nxirren dokumente shtetërore nga Qeveria?” , KMShK e miratoi pjesërisht për shkelje të Kreut II (Raportimi i së vërtetës) dhe Kreut IV (E drejta për t‘u përgjigjur).

KMShK ka miratuar dy ankesat e Enver Gashi (Shtegu.com) kundër KultPlus dhe BotaSot lidhur me publikimin e një artikujt që më parë janë botuar në shtegu.info dhe se shkrimet janë në pronësi të tyre. Ankuesi ka të drejtën e plotë që të mbrojë shkrimet e tij dhe rrjedhimisht Ligji por edhe Kodi i mediave të shkruara në Kreun XI (Të drejtat e autorit) kanë paraparë që media duhet të citoj për të ripublikuar një shkrim autorial të një media tjetër.

KMShK, shqyrtoi edhe 19 ankesa të qytetarëve të tjerë kundër disa mediave online, prej të cilave 10 u miratuan, 8 nuk u miratuan ndërsa një u miratua pjesërisht .

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme