Drejtoria e Arsimit e Komunës së Ferizajt në bashkëpunim me Programin ROMACTED të Këshillit të Evropës, ka përmbyllur me sukses projektin për ri-integrimin e komunitetit RAE në komunën e Ferizajt, pjesë e planit të veprimit lokal.
Projekti ka qenë i fokusuar në komunikimin shtëpi më shtëpi për fëmijët e komunitetit, në mënyrë që të rikthehen bankave shkollore.
Për këtë komunikim kanë qenë të angazhuar tre mediatorë për 7 muaj radhazi. Gjysma tjetër e projektit ka përfshirë shpërndarjen e pajisjeve shkollore për 500 nxënës të komunitetit në gjitha shkollat në të cilat mësojnë këta nxënës.
Këto pajisje janë shpërndarë për nxënësit e shkollave “Tefik Çanga”, “Ahmet Hoxha”, “Gjon Serreçi”, dhe shkollës së fshatit Mirash, Koshare, Dardani dhe Dubravë të kësaj komune.
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt