Këshilli i Evropës në konkluzionet përfundimtare të ndara prej takimit dy-ditor në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor ka zhgënjyer për sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.
Në këto konkluza, nuk përmendet kurrkund lëvizja lirshëm nëpër zonën Schengen për kosovarët.
Gjithçka që ka përmendur për Kosovën nga këto takime është “urgjenca për normalizim marrëdhëniesh Kosovë-Serbi”.
Madje, Kosova në pikën e 19-të të përfundimeve nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor përmendet me fusnotë.
“Këshilli Evropian ripohon urgjencën për të bërë përparim të prekshëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe rajonale, veçanërisht Dialogun Beograd-Prishtinë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës*”, thuhet në pikën e 19-të.
“Ky emërtim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, thuhet në sqarimin për përdorim fusnote.
Liberalizimi për vizat s’u përmend as në konferencën e përbashkët të Presidentit të Këshillit të BE-së, Michel, presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.
Në anën tjetër, kryeministri holandez, Mark Rutte, shteti i të cilit është skeptik sa i përket heqjes së vizave, në takimin e parë të Këshillit dje, tha se Kosova ka shënuar progres por jo mjaftueshëm sa të ndodhë liberalizimi.
I ashpër karshi stagnimit të BE-së për mundësimin e lëvizjes lirshëm për kosovarët ishte kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Ai e vlerësoi si “çmenduri” moslejimin e lëvizjes lirshëm, siç e quajti ai, “tokës evropiane”.
“Përtej kësaj, nuk dua të marr më shumë kohë, por thjesht u shpreha dhe tash dy gjëra të tjera të rëndësishme. Pengmarrja e qytetarëve të Kosovës,q ë nuk lejohen të lëvizin. Është popullata e vetme në tokën e Evropës që nuk mund të lëviz lirisht. Mund të shkonin në Gjermani e në Zvicër në Federatën Jugosllave, por qysh kur u çliruan, çliruesit e çlirimtarët e tyre nuk po lejohen të lëvizin. Kjo është çmenduri, ata duhet të lejohen të lëvizin”, deklaroi ai në Bruksel.
Takimi tjetër i 27 liderëve të unionit evropian, sipas kalendarit të Këshillit të BE-së, do të zhvillohet më 20 dhe 21 tetor 2022. /Lajmi.net/
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...