Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e ka përshëndetur vendimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për pranimin e aplikimit të Kosovës në këtë organizatë.
Sipas këtij këshilli, vendimi çel rrugën për anëtarësim të plotë e të miratuar të Kosovës në KiE, teksa kanë dënuar kundërshtimin e Serbisë që Kosovës t’i pranohet ky aplikim.
“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon përpjekjet malinje të Serbisë, që në kundërshtim edhe me marrëveshjen më të fundit ndërmjet dy shteteve, ka lobuar kundër aplikimit të Kosovës në Këshill”, thuhet në njoftim.
KASh-i ka dënuar edhe ndërhyrjet dhe thirrjet e Serbisë për bojkot në zgjedhjet në veri të vendit, e cila sipas tyre ishte po ashtu në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit.
“Këto zgjedhje rikonfirmuan se tashmë Kosova, me institucionet e saj të konsoliduara demokratike, është bërë shembull demokracie për të gjitha vendet e tjera të rajonit. KASH vlerëson se, vendimet e fundit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, janë vendime më se të drejta, të merituara e madje të vonuara”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...