Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për liberalizimin e vizave, lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Evropian. KASH thekson se viti 2024 nisi mbarë për qytetarët e Republikës së Kosovës, vit që filloi me lirinë e lëvizjes, liri e mohuar padrejtësisht për një kohë të gjatë.
“Si gjithmonë, qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës e dëshmuan se nuk heqin dorë nga rrugëtimi drejt integrimeve euroatlantike, përkundër pengesave të shumta që dalin gjatë këtij rrugëtimi.
Republika e Kosovës, shembull i demokracisë për mbarë rajonin, realitet i dëshmuar çdo ditë e më shumë, por edhe qytetarët e saj, merituan lëvizjen e lirë për një kohë të gjatë.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vlerëson se integrimi i Republikës së Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe veçanërisht anëtarësimi në NATO është veprimi më i rëndësishëm që përfundimisht do të siguronte sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë”, thuhet në mesazhin e urimit./rtk
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...