Këshilli i Ambasadorëve: Kosova të angazhohet për thellimin e aleancave

19:56 | 25 Tetor 2024
R J

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës njofton se ka zhvilluar Kuvendin e rregullt vjetor, gjatë të cilit është diskutuar mbi veprimtarinë e tij gjatë vitit 2024 dhe janë prezantuar raportet e punës. Tema kryesore e takimit ishte pozicioni ndërkombëtar i Kosovës në raport me zhvillimet dhe dinamikat politike rajonale dhe ndërkombëtare.

“Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës njofton se ka zhvilluar Kuvendin e rregullt vjetor, gjatë të cilit është diskutuar mbi veprimtarinë e tij gjatë vitit 2024 dhe janë prezantuar raportet e punës. Tema kryesore e takimit ishte pozicioni ndërkombëtar i Kosovës në raport me zhvillimet dhe dinamikat politike rajonale dhe ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e Këshillit të Ambasadorëve të Kosovës.

Tutje bëhet e ditur se ky këshill ka miratuar një deklaratë lidhur me “kërcënimin në rritje si pasojë e sfidimit të rendit ndërkombëtar dhe politikat rajonale”.

Këshilli vlerëson se efektet e zhvillimeve ndërkombëtare të viteve të fundit, janë të pashmangshme në tërë globin dhe veçanërisht në Ballkanin Perendimor, me implikime të mundshme edhe për pozicionin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

“Ballkani Perëndimor mbetet hapësira më jo-stabile në kontinentin European dhe më i ekspozuar ndaj ndikimit të Rusisë dhe fuqive tjera, të treta. Si i tillë, rajoni ynë është i ekspozuar ndaj skenareve destablizues të projektuara në Moskë dhe vende tjera të treta të cilave nuk u shkon për shtati ankorimi i fuqishëm i Ballkanit Perëndimor në strukturat dhe vlerat Euro-Atlantike”, thuhet mes tjerash në këtë deklaratë.

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës rithekson nevojën që Republika e Kosovës të angazhohet maksimalisht për thellimin e aleancave strategjike dhe zgjerim të mbështetjes ndërkombëtare./rtk

Të ngjashme